Skip to main content

Vazhdimisht tradhtohet njeriu

Poezi nga Visar Zhiti


Vazhdimisht tradhtohet njeriu.

Nuk e kam fjalën për ditën e tij

që befas bëhet mbrëmje,

as për mbrëmjen e flokëve të tij

që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu,

s'e kam fjalën që dhe varri i tij vdes

dhe emri shndërrohet në bar të kalbur harrese,

por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmën

S’bëhet më e tëra.